18 years experience in the IT world!

Softuer

Kompania jonë është e përkushtuar në teknologjitë e reja dhe implementimin e saj në biznes. Klientëve tanë u ofrojmë zhvillimin e zgjidhjeve softuerike funksionale dhe fleksibile që janë krijuar posaçërisht për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e çdo kompanie. Pavarësisht kërkesave, ne jemi të përkushtuar që tu ofrojmë shërbime sa më kualitative.

Ne jemi këtu për të zhvilluar zgjidhje që do të plotësojnë nevojat tuaja, do të tejkalojnë pritjet e juaja dhe do ta bëjnë punën në kompaninë tuaj më të lehtë, më me prosperitet dhe më ekonomike. Dizajni, zhvillimi dhe implementimi i zgjidhjeve softuerike me kualitet të lartë janë një sfidë që ekipi ynë, i përbërë nga ekspertë të IT në nivel global, e pranon me dëshirë dhe entuziazëm të madh. Punojmë me një set të gjërë të veglave , sistemeve operative dhe platformave teknologjike. Meqë jemi me ju gjatë gjithë procesit, ne mund t’i kuptojmë nevojat tuaja dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë.

Në fund, detyra jonë është të ju ofrojmë zgjidhje të specializuara softuerike, ta bëjmë implementimin e tyre në mjedisin tuaj të punës dhe t’ju sigurojmë mbështetjen e nevojshme. Na kontaktoni dhë besoni tek na!

Mënyra se si punojmë

1. Identifikimi dhe analiza e nevojave

Krijojmë zgjidhje softuerike, që ndihmojnë biznesin tuaj të funksionojë më mirë, të zvogëlohen shpenzimet dhe të përmirësoj proceset. Ju mund të zgjidhni disa nga zgjidhjet tona tashmë të përpunuara ose të kërkoni të zhvillojmë për ju një zgjidhje unike të përshtatur për nevojat tuaja specifike.

2.Përpunim

Do të përgadisim strategji të detajuar, e cila do të jetë bazë për zhvillimin e softuerit tuaj special. Ne i ndjekim trendet botërore dhe përdorim tekonologjitë më të reja dhe më të sigurta. Gjithmonë te fokusuar që t’ua dorëzojme zgjidhjen në kohë dhe me rezultate efikase.

3.Implementimi

Ekipi ynë i ekspertëve ka përvojë të madhe në implementimin adekuat të produktit përfndimtar. Zgjidhja e re e softuerit do të implementohet në mjedisin tuaj të punës pa asnjë problem dhe pa penguar punën tuaj aktuale..

4. Edukim dhe mbështetje

Ne do të bejmë trajnime profesionale për menaxhmentin dhe punëtorët e kompanisë tuaj me softuerin e juaj të ri. Do t’ju ofrojmë mbështetje afatgjate që periudha e adaptimit të proceseve në kompanin do të kaloj shpejt dhe leht.