18 years experience in the IT world!

DISTRIBUIMI

AITONIX është një nga kompanitë më të mëdha për distribuim të IT produkteve me shumicë që operon në tregun maqedonas. Falë parimeve të biznesit dhe politikës së kualitetit të shërbimeve që ne ofrojmë, ne jemi faktor kyç në sektorin e IT, dhe besnikëria jonë ndaj partnerëve dhe klientëve, profesionalizmi dhe vazhdimësia në punë janë baza e suksesit tonë.

Ne kemi bashkëpunuar me markat më të famshme në botë për 17 vjet dhe në portofolin tonë mund të gjeni një gamë të gjerë të produkteve të TI-së, të ndara kryesisht në kategoritë e mëposhtme:

Kompjuter, Laptopë, Komponentë

Tablet

Smartphone

Server

Monitore dhe multimedia

Printer

Pajisje Periferike

Softuer

Avantazhet tona, të cilat janë baza e bashkëpunimit tonë afatgjatë me klientët tanë:

Portofolio e pasur

IT produkte nga marka të njohura botërore. Gjithmonë modelet më të fundit dhe konkurruese që përshtaten me nevojat e tregut. Kontaktoni ekipin tonë të shitjes dhe kërkoni ofertën tuaj.

On-stock produkte

Falë politikës për porosi, ne ofrojmë një shumëllojshmëri dhe sasi të madhe të produkteve që janë në depo.

Çmimet konkurruese

Çmimet adekuate dhe konkurruese janë pjesë e ofertës sonë. Kurse bashkëpunimi afatgjatë me ne gjithmonë ju garanton kushtet më të mira në treg.

Programe promovuese

Nxitje, back bonuse, përkrahja e marketingut. Partnerët tanë mund të mbështeten në programet afatgjate për zhvillim dhë mbështetje, të cilat stimulojnë biznesin e tyre.

Pagesë e anuluar

Nuk keni mundësi të paguani menjëherë shumën e plotë të produkteve që ju nevojiten? Me politikën tonë të pagesës të anuluar nuk do ta keni më atë problem.

Dërgesë gjatë ditës

A keni nevojë të mirrni menjëherë atë që dëshironi ta blini? Me ne kjo nuk është problem. Ne mund t’i dërgojmë mallrat gjatë ditës në vendin e juaj të dëshiruar.